Në një aksident trafiku që ndodhi orë më parë në Shqipëri është përfshirë vetura e kreut të Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurtit.
Por, nga ky aksident, ashtu siç u raportua nuk pati të lënduar.
Pas aksidentit u deklarua edhe zyra për media e VV-së, ku edhe konfirmuan se aksidenti i ndodhur nuk kishte lendime në njerëz, shkruan ORAinfo.
Ndërkohë edhe aktivistja e LVV-së, Albana Gashi, para pak minutash ka postuar një fotografi të Kurtit pas aksidentit në Facebook, ku edhe njoftoi për gjendjen e tij.
Gashi tha se gjendja e Kurtit dhe të tjerëve është e mirë. /ORAinfo/