Publikohet hulumtimi i gjuhës së urrejtjes në internet ndaj grave gazetare

11:30 | 23 Shkurt 2026
publikohet-hulumtimi-i-gjuhes-se-urrejtjes-ne-internet-ndaj-grave-gazetare

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës kanë lansuar hulumtimin “Monitorimi i Mediave: Analizë e gjuhës së urrejtjes në internet ndaj grave gazetare, bazuar në komente reale, postime dhe përmbajtje mediale”.

AGK ka theksuar se gratë gazetare përballen çdo ditë me fyerje seksiste, kërcënime e diskreditim profesional.

“Seksizmi i maskuar si humor normalizon urrejtjen. Nëse një “shaka” poshtëron gratë, ajo kontribuon në diskriminim”, thonë ndër të tjera nga AGK.

Komento: