Publikohet lista e anëtarëve të Komisioneve të Përhershme të Odës së Mjekëve

12:20 | 21 Maj 2026
publikohet-lista-e-anetareve-te-komisioneve-te-perhershme-te-odes-se-mjekeve

Oda e Mjekëve të Kosovës ka publikuar listën e anëtarëve të Komisioneve të Përhershme të legjislaturës së IV-të.

Kjo listë është publikuar pas përfundimit të procesit zgjedhor për Legjislaturën e IV të Odës së Mjekëve të Kosovës, ku edhe  janë konstituuar edhe Komisionet e Përhershme të Odës, të cilat kanë mbajtur mbledhjet e tyre inauguruese.

Njoftimi i plotë:

Lista e Anëtarëve të Komisioneve të Përhershme të Odës së Mjekëve të Kosovës, legjisltaura IV.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor për Legjislaturën e IV të Odës së Mjekëve të Kosovës, janë konstituuar edhe Komisionet e Përhershme të Odës, të cilat kanë mbajtur mbledhjet e tyre inauguruese.

Gjatë këtyre mbledhjeve janë zgjedhur kryetarët dhe zëvendëskryetarët e komisioneve, duke shënuar kështu fillimin e punës së tyre në kuadër të mandatit të ri.

Me këtë rast, Oda e Mjekëve të Kosovës u uron suksese të gjithë anëtarëve të komisioneve, veçanërisht kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve të sapozgjedhur, në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre, në funksion të avancimit të profesionit mjekësor dhe mbrojtjes së interesave të mjekëve në Kosovë.

Komento: