Publikohet lista e personave më të kërkuar në Evropë, në mesin e tyre edhe një shqiptar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Publikohet lista e personave më të kërkuar në Evropë, në mesin e tyre edhe një shqiptar

18:06 | 03 Dhjetor 2021

EUROPOL-i i ka shpallur personat më të kërkuar në Evropë.

Trafikanti i kokainës, Joël Soudron është një ndër 62 të arratisurit më të kërkuar në Evropë, sipas një liste të publikuar të premten. Në listën e EUROPOL-it gjendet edhe një shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut me emrin Valon Azemi.

Policia thotë se ka gjurmuar 42-vjeçarin deri kur në vitin 2011 në Le Havre u zbulua 230 kg kokainë nga Guadalupa.

Sipas hetuesve, Soudron ka investuar shumë në ekonominë legale në Afrikën frëngjisht-folëse për të pastruar paratë nga trafikimi.

Në vitin 2016, ai u arrestua në Mali dhe u dënua me 6 vjet burg, për një rast tjetër për të cilin ishte dënuar edhe në Francë.

Joël Soudron arriti të arratisej në vitin 2018.

Fytyra e Soudron qarkullon mes dhjetëra individëve të tjerë, të konsideruar nga policia si më të kërkuarit në Evropë.

Vitin e kaluar, fushata vjetore e BE-së çoi në arrestimin e 5 prej të arratisurve të listuar. Që nga fillimi i fushatës në vitin 2016, 110 të arratisur janë arrestuar, 41 prej të cilëve janë kapur falë faqes eumostwanted.eu, ku afishohen të kërkuarit.

“Në qendër të kësaj fushate është drejtësia për viktimat”, tha Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i Operacioneve të Europolit, Jean-Philippe Lecouffe në një deklaratë.

“Duke kontrolluar faqen e internetit më të kërkuar të BE-së dhe duke parë të arratisurit, ju mund të ndihmoni në kapjen e një krimineli”, tha Jean-Philippe Lecouffe

Komento: