Publikohet momenti i prangosjes së Meriton Mjekiqit

00:23 | 03 Mars 2021

Ky është momenti i arrestimit të Meriton Mjekiqit.

Njëri prej autorëve të emisionit Gjoni Black, Meriton Mjekiqi është arrestuar sonte në Prishtinë

Policia e Kosovës ka thënë se të arrestimi i moderatorit kishte ardhur derisa dy drejtues të makinave kishin pasur mosmarrëveshje.

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, kanë thënë Policia e Kosovës.

Megjithatë, deri me tani ende nuk ka informata të sakta.

Ndërkohë pas orës 00:00, është publikuar një video ku shihet duke u bërë arrestimi i Mjekiqit.

Komento: