Publikohet momenti i të shtënave me armë, mbetën 16 të plagosur në një shkollë të Turqisë

13:00 | 14 Prill 2026
publikohet-momenti-i-te-shtenave-me-arme,-mbeten-16-te-plagosur-ne-nje-shkolle-te-turqise

Disa pamje të publikuara në mediat sociale thuhet se tregojnë momentin e të shtënave nga të cilat mbetën disa të plagosur në një shkollë në Turqi.

Pamjet video treguan nxënës që iknin nga shkolla ndërsa ambulancat dhe automjetet e policisë mbërritën në vendngjarje.

Sipas raportimeve të mediave botërore, përcjell Telegrafi, një adoleshent hapi zjarr në një shkollë të mesme në provincën juglindore të Turqisë, Sanliurfa, të martën, duke plagosur të paktën 16 persona, përfshirë nxënës dhe mësues, përpara se të vriste veten, tha guvernatori Hasan Sildak.

Komento: