Publikohet momenti kur Jakup Krasniqi arrestohet e dërgohet për në Hagë

23:17 | 04 Nëntor 2020

Momenti kur arrestohet Jakup Krasniqi dhe dërgohet për në Hagë.

Është arrestuar ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ndaj tij është konfirmuar një aktakuzë.

Orët e para të mëngjesit i pritën ne rrugën “Taip Zeka” në kryeqytet.

Dhjetëra pjesëtarë të policisë speciale të EULEXIT zbarkuan rreth orës 6 të mëngjesit tek shtëpia e ish kryetarit te Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit.

Ata brenda shtëpisë së Krasniqit filluan një bastisje që zgjati për orë të tëra.

Ndërsa tek shtëpia e ish zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u panë edhe polica e Kosovës.

Ata po asistonin në këtë operacion.

I gjithë ky aksion ishte urdhëruar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, porse nuk kanë dhënë detaje.

Ndërsa e gjithë kjo situatë, i shqetësoj shumë familjarët e Jakup Krasniqit.

Vëllai i tij, Dauti tregoi se si erdhën njësitë speciale të EULEXIT.

Madje ai ka kritika për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë jashtë shtëpisë u pa edhe gruaja e Krasniqit.

E rreth orës katër pasdite, konsultimet mes pjesëtarëve të PK dhe EULEXIT u shtuan.

Ata do të organizojnë vendin nga ku do të largohet Krasniqi për në Hagë.

Më vonë, arrestimin e Jakup Krasniqit e konfirmoi avokati mbrojtës Valon Hasani.

Hasani nuk bëri të ditur specifikishtë se cfarë akuzash i vihen në barrë ish zëdhënësit të UÇK-së.

Pak fjalë këtu thanë edhe familjarët.

Dardan Krasniqi, këtu tha se nuk e dinë se çfarë kanë marr hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar brenda shtëpisë.

Jakup Krasniqi është i arrestuari i katërt nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Para tij janë arrestuar edhe Sali Mustafa dhe krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Komento: