Publikohet momenti kur Thaçi në Tiranë shtrëngon duart me Vuçiqin

10:26 | 09 May 2019

Publikohet momenti kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shtrënguar duart me Aleksandar Vuçiqin dhe injoron Dodikun.

Në Samitin e Brdo Brijuni, ku po marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, në Tiranë, kanë shtrënguar duart presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por, nga atje, raportohet se Thaçi e injoroi Milorad Dodikun, shkruan Gazeta Express.

Tashmë i kanë shtrënguar duart Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Krejt kjo ndodhi në prani të shefes së BE’së, Federica Mogherini.

Por, televizioni 7 raporton se Hashim Thaçi e ka injoruar totalisht Milorad Dodikun, i cili është kundërshtari më i madh i pavarësisë së Kosovës.

Komento: