Publikohet nga Kosova lista për ndeshjet e qershorit

16:09 | 05 Qershor 2023

Kosova publikon listën për ndeshjet e qershorit.

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit qershor.

Kosova zhvillon në këtë muaj dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë, shkruan Gazeta Express.

“Dardanët” do të përballen me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 16 qershor, kurse tri ditë më vonë përballen në udhëtim me Bjellorusinë

Në këtë listë nuk mungojnë yjet si Rrahmani, Muriqi e Rashica.

Ermal Krasniqi dhe Jetmir Topalli janë ftuar në këtë grumbullim, kurse mungon Arbnor Muja, që dje e fitoi titullin e kampionit në Belgjikë me klubin e tij.

Komento: