Liderja e opozitës serbe, Marinika Tepiq, publikoi një aurdio-regjistrim për të cilin thotë se dëshmon që nënkryetari i Kuvendit të Vojvodinës, Damir Zobenica, u ka dhënë udhëzime aktivistëve të Partisë Progresiste Serbe (SNS) për të provokuar incidente në tubimin e javës së kaluar “Zastani Srbijo”.
“Këto lokacione do të bllokohen nesër, duhet të ndiqni dhe në qytetet e tjera nëse do të bllokohet ndonjë tjetër lokacion. Kemi detyrën që në këto lokacione, përveç stacionit të trenit, në kryqëzimin pranë stacionit të trenit në Novi Sad, të sigurojmë njerëz që nuk janë të njohur dhe nuk janë zyrtarë, të cilët do të vijnë dhe do të ofendojnë këta njerëz dhe do të shqetësohen për bllokimin”, dëgjohet në audio-regjistrim.
Më pas, ai thekson edhe një herë se duhet të ofendohet opozita dhe liderët opozitarë.
“Le të jenë kreativë. Kjo duhet të regjistrohet dhe të më dërgohet që të mund t’ua dërgoj regjistrimin mediave… Nuk kam nevojë t’ju shpjegoj sa e rëndësishme është kjo detyrë. Pra, nuk kemi shumë kohë. Nesër deri në orën 11:00 duhet të jetë organizuar që kur të ndodhin bllokimet, të bëjmë punën siç duhet”, shton ai.
“Pra, ofendimi i opozitës, protesta përse po bllokohet, ofendimi i opozitës dhe të gjitha këto, nga Bjelogrliqi deri te kush e di kush. Regjistrimi i të gjitha këtyre, dikush duhet të ofendojë, dikush të regjistrojë ose ai që ofendon, le të regjistrojë dhe të më dërgojë regjistrimin”, dëgjohet në fund të audio-regjistrimit.
Tepiq thotë se ky audio-regjistrim ekspozon presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe SNS-në e tij.
“Po çfarë do të bëjmë tani, Vuçiq? Jeni ekspozuar! Ja regjistrimi! Njeriu juaj dhe i Andrejës (vëllau i presidentit serb) për Vojvodinën, dhe nënkryetari i Kuvendit të Vojvodinës, Damir Zobenica, jep udhëzime që aktivistët e SNS-së të provojnë incidente në bllokadën përkujtimore të premteve në orën 11:52. Të ofendojnë opozitën, të regjistrojnë gjithçka, t’ia dërgojnë gjithçka atij dhe ai do t’ua dërgojë mediave”, shkroi ajo. /SB