Atilla Kardesh është banori më i ri i Big Brother Vip Kosova 3.
Hyrja e tij duket se do të trazojë ujërat pasi është edhe ish-bashkëshorti i banores Drenusha Latifi.
Mirëpo një deklaratë e opinionistit Milaim Zeka ka trazuar ujërat.
Zeka ka deklaruar se banorja Diana dhe Atilla Kardesh njihen tash e 18 vite, pasi vajza e tezës së Dianes ka qenë e fejuar me Atilla Kardesh.
Tutje Zeka ka thënë se Drenusha ka qenë ajo që ka ndërhyrë në lidhjen e vajzës e tezës së Dianës dhe Atillës.
Ndërkaq mbetet të shihet se si do të ndryshojë loja me hyrjen e tij.
“Unë prognozoj që Diana do të futet në aleancë me Drenushën, ose do jetë një luftë sepse Atilla ka qenë i fejuar me qikën e tezës së Dianës”, ka thënë Zeka.
Madje në media ka qarkulluar edhe një foto ku shihen Atilla dhe Diana të buzëqeshur.