Publikohet një foto e Kurtit në aeroplan, rrugës për Bruksel

15:10 | 20 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për Bruksel, pasi nesër në orët e para të mëngjesit pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka publikuar një fotografi në aeroplan në të cilën shihet edhe kryeministri i vendit.

“Kryeministri më shumë se i gatshëm për takimin e Brukselit”, ka shkruar ndër të tjera Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu sot e konfirmoi për Reporteri se kryeministri Kurti do të udhëtoj drejt Brukselit, për t’u takuar të nesërmen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuçiq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, tha Kryeziu.

Me ftesën e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, të dyja palët do të zhvillojnë takim për të gjetur një zgjidhje për targat.

Kujtojmë se sonte përfundon masa e fletëqortimeve, për të nisur ajo e gjobave prej 150 eurove për veturat me targat ilegale.

Komento: