Publikohet një foto e Strellës dhe vëllaut të Butës pranë një varri, sot njëri i vrarë, tjetri vrasësi

11:36 | 30 Maj 2022

Në mëngjesin e së shtunës ndodhi ngjarja tragjike në Ferizaj.

Vëllau i reperit Buta, la të vdekur ish mikun e artistit, Gazmend Hysenin, të njohur si Strella, shkruan lajmi.net.

Arsyet që shtynë deri tek vrasja dyshohet se erdhi si pasojë e djegies së veturës së Butës nga Strella e cila kishte vlerën e mbi 70 mijë euro.

Por, Strella nuk ishte vetëm miku i Butës, por edhe i vëllaut të reperit.

Një foto është duke qarkulluar në rrjete sociale, e cila është realizuar kohë më parë.

Në foto shihen viktima, Gazmendi dhe i dyshuari për vrasjen, Qëndrimi pranë një varri.

Kjo fotografi dëshmon se të dy ishin dikur miq të mirë me njëri-tjetrin.

Fotografia e publikuar nëpër rrjete sociale, në të majtë (Gazmend Hyseni – Strella) në të djathë (Qëndrim Januzi – Reefa).

Komento: