Publikohet një fotografi e paparë e Martin Berishajt me Hashim Thaçin

11:09 | 08 Mars 2023

Pavarësisht pushteteve në Kosovë, Martin Berishaj ofronte buzëqeshje pareshtur, me këdo që ulej përpara. Kjo mbase mund të jetë një nga aftësitë e tij që përmes qëndrimit dhe haresë mjaft të shpërfaqur, të bëhet një ‘figurë e dashur dhe admiruar’ nga disa politikanë në Kosovë.

Ndonëse viteve të fundit, Berishaj u shpërblye nga pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje si ambasador i Kosovës në Kroaci, ai kishte një afërsi edhe me ish-kryeministrin Hashim Thaçi.

Një foto e vjetër dhe e rrallë që funksionarëve apo mbështetësve të LVV-së ndoshta nuk mund t’iu pëlqejë, e siguruar nga Paparaci, tregon se Berishaj ishte goxha i afërt me ish-kryetarin e PDK-së.

Në këtë foto të shkrepur gjatë periudhës kur Thaçi ishte në opozitë, para se Kosova ta shpallte pavarësinë e saj më 17 shkurt të 2008’s, diplomatit kosovar i shfaqej një buzëqeshje e gjerë në fytyrë, duke treguar se ai kishte një qëndrim pozitiv ndaj ish-kryeministrit.

Berisha, teksa i vërehej qartazi buzëqeshja por jo edhe arsyet, ishte shfaqur krah për krah me Thaçin, kur ky i fundit dukej më serioz e në mendime, në një ndejë ku siç edhe shihej, nuk mungonte cigarja e as pijet e tjera me apo pa alkool, shkruan Paparaci.

Kësisoj, me kalimin e kohës, Berishaj ndryshoi “qëndrimin” dhe u afrua me Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes fotografive të shumta të publikuara nëpër rrjete sociale, Berishaj theksohet se ka një afërsi bukur të mirë me kreun e ekzekutivit.

Komento: