Publikohet orari i javës së 27-të në Superligën e Kosovës

16:31 | 23 Qershor 2020

Tashmë është publikuar orari i javës së 27-të në Superligën e Kosovës.

Është publikuar orari i xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.

Në javën e 27-të ndeshjet do të luhen të dielën dhe të hënën, tri do të zhvillohen në ditën e fundit të javës, kurse tri të tjera gjatë së hënës së ardhshme.

Kryendeshja e ditës së diel pritet të jetë ajo e mbijetesës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica – Trepça ’89.

Kurse ndeshja kryesore e javës pa dyshim që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, të hënën, në orën 19:00, ku do të takohen Prishtina – Feronikeli.

Kurse takim tjetër interesant pritet të jetë ai në mes të Gjilanit dhe Llapit.

Orari i xhiros së 27-të i Superligës së Kosovës:

E diel, ora 17:00

Drita – Dukagjini

Drenica – Trepça ’89

Flamurtari – Ferizaj

E hënë, ora 17:00

Gjilani – Llapi

Ballkani – Vushtrria

Ora 19:00

Prishtina – Feronikeli

Pesë takime do të zhvillohen në orën 17:00, ndërsa vetëm ndeshja Prishtina – Feronikeli në orën 19:00.

Komento: