Publikohet orari i plotë i Serie A për sezonin 2019/20

23:05 | 29 Korrik 2019

Serie A 2019/20, publikohet orari i plotë.

Në mbrëmjen e sotme është hedhur shorti për orarin e ndeshjeve të sezonit 2019/2020 në Serie A.

Kampioni në fuqi, Juventusi do ta nis mbrojtjen e titullit si mysafir i Parmas.

Ndërkohë, dy rivalët kryesorë të Juves për titull këtë edicion pritet të jenë Napoli dhe Interi, që luajnë ndeshjet hapëse ndaj Fiorentinas respektivisht Lecces, përcjell lajmi.net.

Milani udhëton te Udinese, ndërsa Roma pret Genoan.

Vlen të ceket se qysh në javën e dytë do të ndeshen Juventusi me Napolin dhe Lazio kundër Romës.

Më poshtë mund ta shihni orarin e plotë për edicionin 2019/20.

Komento: