Tashmë është publikuar orari i plotë për ndeshjet e fundjavës të Bundesligës.
Sezoni i Bundesligës do të rifillojë më 16 maj, ka konfirmuar shefi ekzekutiv i Ligës së Futbollit (DFL) Christian Seifert.
Qeveria e Angela Merkel të mërkurën dha lejen për dy nivelet e para, të cilat janë pezulluar që nga marsi për shkak të pandemisë koronavirus, të rifillojnë pas dyerve të mbyllura në gjysmën e dytë të majit.
Pas një takimi në DFL, Seifert njoftoi të enjten se 16 maj ishte data e zgjedhur për t’u rikthyer garës, pavarësisht raporteve të mëparshme që tregonin se ndeshja e parë që do të zhvillohej do të ishte Fortuna Dusseldorf kundër Paderborn të premten, 15 maj.
Janë nëntë raunde të mbetura në Bundesligë, ndërsa Eintracht Frankfurt dhe Ëerder Bremen do të takohen në një datë të veçantë, për shkak të ndeshjes së mbetur.
Ndeshjet më 16 maj do të përfshijnë derbin Revier midis Borussia Dortmund dhe Schalke, si dhe takimin në shtëpi të RB Leipzig kundër Freiburg.
Të dielën, liderët e ligës Bayern Munich do të udhëtojnë te Union Berlin, ndërsa Kolni do të ndeshet me Mainz.
Ndeshja mes Bremenit dhe Bayer Leverkusen do të zhvillohet më 18 maj, ditën e hënë.
Dita e fundit e ndeshjeve është caktuar për fundjavën e 27-28 qershorit.