Publikohet pamja ku Albin Kurti ishte në odën e plaҫkitësit që humbi jetën sot

21:42 | 27 December 2018

Sot ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë në Istog, ku ndërruan jetë dy persona.

Vetëm pak kohë pasi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha me bindje se nuk ka qenë në odën e Kamer Metajt, plaçkitësit që vrau një polic e rrezikoi të tjerë në një plaçkitje grabitqare sot në Istog, kanë nisur të shpërndahen fotografi të cilat dëshmojnë të kundërtën.

Kurti tha në “Rubikon” të KTV’së se Metaj mund të ketë qenë anëtar i VV-së, por se kurrë nuk ka qenë në odën e tij.

“Dëgjova se është përhapur një lajm se kam qenë në odën e personit që qëlloi policin. Kjo s’është e vërtetë”, ka deklaruar ai.

“Kam qenë në odën e Muharrem Metaj, që nga LDK ka kaluar në VV”, ka thënë ai.

“Mund ta ketë kushëri plaҫkitësin, por s’ka qenë oda e tij”, ka përfunduar Kurti.

Në rrjetin social Facebook është shkëputur paralajmërimi i ngjarjes, ku tregohet se Vetëvendosje do të mbajë takim në odën e Kamber Metajt, e aty do të flasë edhe Albin Kurti.

Komento: