Është i njohur debati për varrosjen e Adem Jasharit, se a ndodhi kjo gjë me ceremoni fetare apo jo.
Nazmi Istogu, njëri nga organizatorët e ceremonisë së varrimit, tha dje në Frontal në T7 se nuk ka qenë asnjë hoxhë e as ndonjë person tjetër që ka kryer ndonjë ritual fetar 21 vite më parë ne Prekaz të Skenderajt.
Por një ditë me vonë, Bahri Maliqi ka qenë në studio të Frontalit dhe treguar se axha i tij, Maliqi ka falur gjenazen e secilin të rënë me 5, 6 dhe 7 mars.
Për më tepër, Bahri Maliqi që ishte edhe vet pjesëmarrës në varrimin e Familjes Jashari, ka sjellë fotografi ku shihet mixha i tij që ishte haxhi, duke u lutur para varreve të të rënëve.
Nazmi Istogu gjatë ditës së djeshme ka treguar se Adem Jashari dhe familja e tij nuk janë varrosur me ceremoni fetare.
Në një bisedë për emisionin Frontal, Istogu i cili ka qenë njëri nder organizatorët e ceremonisë së varrimit, ka thënë se atë ditë në Prekaz nuk ka qenë asnjë hoxhë, siç është pretenduar nga disa prej tyre.
Ai ka thënë se në mesin e personave që kanë marrë pjesë në varrim nuk është parë asnjë simbol fetar, dhe po ashtu nuk është kryer asnjë ritual që myslimanët kryejnë gjatë varrimit.