Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 në Kosovë

15:03 | 18 Korrik 2021

7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2 mijë 202 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 2 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.536.

Në total numri i rasteve aktive është 103.

Komento: