Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID, ka edhe të vdekur

15:00 | 26 Shkurt 2022

Një person ka vdekur dhe 119 raste të reja me COVID janë konfirmuar, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministrisë së Shëndetësisë njofton se janë regjistruar 119 raste të reja, nga testimi i 1,818 të dyshuarve për koronavirus.

Postimi i plotë:

26 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.818 testime, 119 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 500 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.619. /ORAinfo/

Komento: