Publikohet raporti 24 orësh, ky është numri i vdekjeve dhe rastet e reja me COVID-19

14:59 | 11 Mars 2022

Një rast i vdekjes dhe 47 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar që nga dje në Kosovë.

Ministria ka bërë me dije se konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe pacientë, derisa numri i rasteve aktive është.

Postimi i plotë:

11 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.072 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.021 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.892.

Në total numri i rasteve aktive është 797.

Komento: