Publikohet raporti 24 orësh me COVID-19 në Kosovë

15:20 | 06 Prill 2022

IKSHPK publikon raportin e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

IKSHPK-ja ka publikuar raportin e fundit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 29 raste të reja pozitive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë shëruar 36 qytetarë të infektuar, teksa aktualisht në Kosovë janë 538 raste aktive me COVID-19.

Njoftimi i plotë nga MSH:

06 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.823.118 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.387 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 810 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.953.
Në total numri i rasteve aktive është 538.

Komento: