Publikohet raporti i fundit për Covid-19 në Kosovë

12:10 | 22 Gusht 2022

203 raste pozitive me COVID në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh mbi gjendjen epidemiologjike në vend.

Në njoftim thuhet se janë regjistruar 203 raste pozitive, ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje.

Sipas MSH-së, në 24 orë janë shëruar 393 persona, ndërsa nuk ka pasur asnjë të vaksinuar.

Aktualisht, në Kosovë janë 3 mijë e 195 raste aktive.

Komento: