Publikohet raporti i MSH-së, asnjë rast i ri me COVID-19

14:45 | 04 December 2022

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin rreth gjendjes me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, nga 18 testime të cilat janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Po ashtu, MSH njofton se në vendin tonë janë aktualisht 5 raste aktive dhe janë shëruar 2 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë, 1.836.875 doza të vaksinës.

Ndërsa, me dozën e dytë janë vaksinuar 824.933 qytetarë dhe po ashtu janë dhënë 105.383 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,876 persona deri më tani.

Komento: