Publikohet raporti i rasteve me COVID, ja sa është numri i të infektuarve

15:05 | 18 Shkurt 2022

Katër persona kanë vdekur të premten në Kosovë, si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 236 raste të reja, nga testimi i 2,648 të dyshuarve për koronavirus.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 5,961.

Postimi i plotë:

18 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.648 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 780 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665.

Në total numri i rasteve aktive është 5.961. /ORAinfo/

Komento: