
Raporti për Ujmanin parasheh formimin e një komisioni/komiteti Kosovë-Serbi për lumin Ibër.
Njëra nga rekomandimet e raportit për studimin e fizibilitetit të liqenit të Ujmanit/Gazivodës parasheh, mes tjerash, edhe mundësinë e formimin të një komisioni ose komiteti për lumin Ibër, që do të mbështeste “palët e interesuara rajonale” dhe do të koordinonte operacionet për/rreth lumit.
“Një komision për lumin do të mbështesë diskutimet ndërmjet palëve rreth mundësive për menaxhimin e resurseve të lumit, përfshirë këtu veprimet nga cilado palë që do të afektonte direkt furnizimin me ujë dhe shërbimet e lumt për palën tjetër”, thuhet në pikën 3 te rekomandimeve të raportit, përcjell KlanKosova tv.
Një shembull konkret i këtij komisioni është ai i një lumi në kufirin Amerikë-Kanada.
“Ne propozojmë që Serbia dhe Kosova ta shqyrtojnë kordinimin teknik bazuar në Marrëveshjen e SHBA-së dhe Kanadasë për Lumin Columbia në lidhje me furnizimin me ujë, kontrollin e rrjedhës dhe agjencitë e energjisë, e po ashtu edhe nevojat institucionale dhe ato të modelimit për ta mbështetur një komision të tillë për lumin Ibër”, thuhet në raport, njofton Klankosova tv.
“Nevojat analitike dhe të modelimit përfshijnë një përpjekje të përbashkët dhe të koordinuar për të vlerësuar shërbimet e monetizuara dhe të pamonetizuara të lumit që sigurohen nga diga…”.