Rrëfimi i plotë i Kadri Rexhepit.
Kadri Rexhepi ka mohuar se është i përfshirë në aferën e fajdeve dhe mashtrimit. Ai thotë se u mashtrua dhe detyrua nga Rrahim Hashimi dhe Faton Dalladaku.
Rexhepi është protagonist në videot e publikuara nga Kohavisioni.
Në Ferizaj, ai ka treguar se si është njoftuar me këta persona. Ka mohuar se ia dha 200 mijë euro Kadri Veselit, e ato, sipas tij, ishin fjalët e të dyshuarit për fajde, mashtrim dhe detyrim, Rrahim Hashimi.
Ka treguar se kanë shkuar në Tiranë se bashku me Rrahim Hashimin, Faton Dalladakun dhe Ekrem Likën për ta takuar Kadri Veselin, por ky, sipas tij, ishte mashtrimi i radhës nga Rrahim Hashimi.
74-vjeçari Kadri Rexhepi, është i akuzuar për mashtrim, derisa për këtë rast ende nuk ka nisur gjykimi në Gjykatën Themelore të Ferizajt.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë intervistën e Rexhepit:
Unë edhe kokën e kisha lënë për Rrahim Hashimin se mund të jetë aq mashtrues, aq përshtypje të mirë që më ka dhënë. Edhe më thojke pashë fëmijët thuaj kështu se pasha tre djemtë që i kam nuk rrej.
Videon mbrëmë që e keni pa, kurrë tybe nuk më ka shku mendja që Kadri Veseli mund të bëjë trangulija, a këtij i besojsha, se ky na pat dhënë edhe një numër të telefonit, nëse doni me shënu, numri Kadri Veselit ka qenë 049 5xx xxx edhe unë kam komuniku disa herë me të, ai më thirrke, zëri i Kadri Veselit, se Fatoni shumë më shumë. Tani i ka shku shkresa se kemi me të siguru përjetësisht ty. Çdo herë është thirr në të.
Në një rast më ka thënë: profesor gjemi 10 mijë euro se jam në Tiranë e po më duhen, kam shku i kam gjet, ja kam dhënë. Ka ardhë qëky Ekrem Lika, ia kam marr një shokut, ka shku në Barilevë i ka marrë, në hyrje të Prishtinës, prej Mitrovicës, 10 mijë. Bile 200, i kam thënë asnji cent se kam, m’i qiti 200.
Gjithcka. Ki m’i marr qekaq milion aty, u folke për një shumë, edhe mua po ju them më patën thanë 100 mijë a 200 mijë, unë u thosha paret e mija që m’i ka marrë Rrahimi.
Ndërkohë bisedojke edhe Fatoni mirëpo pak fillova me dyshu të them të drejtën sepse shkuam në Tiranë, hymë me një bankë, na dhanë njëfarë vërtetimit, pritni ju aty, rrini ju aty, tu dal na prej kufirit, s’është kurrqysh, ah një numër ka harru, hajt u dalin paret në bankë. Mashtrim ordiner kështu, kam një qind mijë sms të tij të rrejshëm edhe fillova me dyshu.
Kam shku në Kuvend te Elmi Recica edhe i kam thënë z. Elmi, qëky Rrahim Hashimi kush është, po thirret në emrin e Kadri Veselit, na ka dhënë edhe numrin e tij, ai po flet me neve, këqyre tre numrat e tij janë numra karakteristik, këqyre 044 049 043 krejt 420 000 janë edhe në bazë të kësaj vërehet diçka. Fillova me dyshu. Po qysh bre tha unë e kam shokun më të ngushtë Kadri Veselin, e di thashë se ky ka qenë, tha më SHIK nuk ka, në vitin 2008 është hek SHIK-u, ka thënë një fjalë popullore mos kofsh i mençur, ke ndejtë me njerëz të mençur, ma qitke mu diku. Thashë këqyrë bre, vetë diku.
Kam shku dy herë në Kuvend, kam shku një herë kam thënë po du mu taku me Kadri Veselin, nuk është. Kam shku të dytën herë, e kam mbush një me shkrim, kurrë nuk më kanë thirr. E kam lut Bajrush Xhemajlin, më ka thanë Kadri ka me të thirr se ia kam dhënë numrin tënd. Sot kam qejf me Kadri Veselin me bisedu, nuk jam unë ai dallaverxhia. Nuk kam dashtë unë familjen me shti edhe hajt mos ta bëjë të madhe sepse mu shumë gjëra më ka shti Faton Dalladaki me zor, Fatoni për shkak të këtyre incizimeve. Rrahimi në fund se s’më ka nguc.
E më vjen shumë keq, a unë i kam thënë që në bazë të premtimeve të këtij Rrahim Hashimit. Kur e kam vrejtë që hiç mo asgjë s’po del, e kam paraqit në polici Rrahim Hashimin dhe kam shku me polici të krimeve të rënda këtu dhe kam deklaru. M’i ka marrë 150 mijë. I pat edhe ju ato që i ka nënshkru.
Tahir Recaj ka qenë avokat i tij, ky mu përgjerojke se sa dul prej njëfarë burgu, e mos më thuaj mashtrues së më shkatërrojnë, i kam tre fëmijë.
Në Gjykatë, kur më erdh rendi mu, unë thashë, kërkoj veç borxhin me ma la.