Kurti e Osmani priten me fyerje nga serbët në veri.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, dhe kandidatja për presidente nga kjo listë, Vjosa Osmani, janë përballur me fyerje nga serbët në Mitrovicën e Veriut, pas një tubimi që kishin mbajtur atje.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga mediat lokale të veriut, dy krerët e kësaj liste janë përballur me dhjetëra qytetarë që brohoritnin se “Këtu është Serbi”. Aty dëgjohen edhe fyerje ndaj shqiptarëve.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe forca policore.
Në një përgjigje të shkurtër për KOHËN, zyra për media e Vetëvendosjes ka thënë se megjithatë gjithçka nga kjo vizitë “ka shkuar siç është paraparë në agjendë dhe asgjë s’ka ndryshuar”.
*Kujdes. Video përmban gjuhë eksplicite!