Publikoi foto me armë, Policia e identifikon të dyshuarin e prokurori e liron

09:58 | 31 Gusht 2023
publikoi-foto-me-arme,-policia-e-identifikon-te-dyshuarin-e-prokurori-e-liron

Një person kishte publikuar në rrjete sociale foto me pistoletë, ndërsa Policia i ra në gjurmë.

Pasi u shoqërua në stacion policorë, të dyshuarit nga Kaçaniku iu konfiskua arma e cila ishte me gas.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt, ka njoftuar policia.

“Kaçanik. 30.08.2023 – 08:00. Është identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar një foto ku ai shihej me një pistoletë . Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Front Online

Komento: