Publikoi këngën për Bajram, Afërdita vjen më një postim të papritur

14:15 | 01 June 2019

Afërdita falënderoi fansat

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Afërdita Demaku dje ka publikuar projektin “Shume po gezohna erdh Bajrami”.

E sot, përmes një postimi në instagram për 80 mijë e 700 ndjekësit e saj ka publikuar një imazh nga projekti, përmes së cilit ka falënderuar fansat e saj.
Përveç falënderimit, këngëtarja ka shkruar se të lumtur e bënë edhe fakti që mesazhi i këngës është kuptuar drejt, shkruan rtv21.

“Lutem qe ky mesazh te troket direkt ne mendjen e disa njerezve dhe te kuptojne qe Familja eshte e shenjet”, ka shkruar ndër të tjera Afërdita në instagram.

Tekstin dhe muzikën e këngës “Shume po gezohna erdh Bajrami” e ka bërë Besim Bunjaku, ndërsa orkestrimin Ermal Krasniqi.

Kënga deri tani në kanalin Youtube ka 230 mijë 761 klikime.

Komento: