Pulisic bën deklaratë të madhe, pas transferimit tek Chelsea – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pulisic bën deklaratë të madhe, pas transferimit tek Chelsea

11:35 | 02 Janar 2019

Zyrtarisht Pulisici tashmë është bërë pjesë e Chelseas.

Chelsea e kompletoi sot transferimin e Christian Pulisic nga Dortmundi për shumën e 62 milionë eurove.

Lojtari ka thënë se ai është i privilegjuar që do të luajë në një skuadër të madhe si Chelsea.

“Në verë do të kaloj te Chelsea dhe te një kapitull tjetër, në Premierligë”, tha fillimisht Pulisic.

“Jam i privilegjuar që kam nënshkruar me një klub kaq legjendar dhe shikoj përpara që të punoj edhe më shumë.

“Dua të jam maksimumin për skuadrën që ka shumë lojtarë ta kalibrit botëror”, ka shtuar më tej Pulisic.

Mesfushori do të jetë në huazim te Dortmund deri në fund të këtij sezoni, për të kaluar më pas te Chelsea.

Komento: