Christian Pulisic, vazhdon të jetë në radar të shumë klubeve.
Juventusi është i interesuar për nënshkrimin e anësorit të Chelseat, Christian Pulisic dhe ka zhvilluar bisedime paraprake me agjentin e lojtarit sipas Calciomercato, përcjell ORAinfo.
Kontrata e reprezentuesit amerikan me Chelsean skadon në vitin 2024 dhe nëse skuadra e Serie A e dëshiron atë verën e ardhshme, ata duhet t’i paguajnë Chelsea afër 35 milionë euro./ORAinfo/