Puna e palodhur e Man City po paguhet, pas gjashtë fitoreve radhazi

21:46 | 20 Janar 2021

Pas gjashtë fitoreve radhazi, puna e palodhur e Man City po paguhet.

Manchester City arriti që ta mposhtë me rezultat 2-0 Aston Villën e udhëhequr nga Dean Smith.

Përmes një super goli të Bernardo Silvas 79’ dhe pastaj edhe golit nga penalltia të Ilkay Gundogan 89’, City në fund fituan ndeshjen.

Skuadra e Manchester City po vazhdon formën e saj të mirë, ata tani kanë fituar gjashtë ndeshje rradhazi.

Pep Guardiola me Citizens tani janë në vendin e parë në Premierligë me 38 pikë.

Komento: