Puna jashtë orarit, merret ky vendim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Puna jashtë orarit, merret ky vendim

13:48 | 17 Prill 2019

Punë jashtë orarit do të paguhet,këtë vendim e ka marrë Bashkimi Evropian.

Personat që ushtrojnë punë të vogla ekstra tashmë do të përfitojnë nga një bazë minimale të drejtash në Bashkimin Evropian, pas votimit mbi një direktivë të re nga eurodeputetët.

Punonjësit duhet të njoftohen menjëherë nga punëdhënësit e tyre për aspektet kryesore të kontratave (misioni, pagesa, orët) dhe mund të refuzojnë, pa asnjë pasojë, një detyrë përtej orëve të paracaktuara.

Këto të drejta të reja të miratuara (466 vota pro, 145 kundër, 37 abstenim) do të hyjnë në fuqi brenda tre viteve ose më vonë nga shtetet anëtare, me të cilët Parlamenti Evropian ka negociuar këtë legjislacion, transmeton “ATSH”.

“Kjo direktivë përbën hapin e parë prej gjiganti drejt ngritjes së shtyllës evropiane të të drejtave sociale dhe prek të gjithë punëtorët në BE”, theksoi eurodeputeti liberal, Enrique Calvet Chambon.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!