Punë e kryer, Arsenal transferon objektivin e Milanit

14:48 | 18 Korrik 2019

E ardhmja e Dani Ceballos është e shkruar. Mesfushori spanjoll do të bashkohet me Arsenalin në Premier Ligë këtë sezon.

Pavarësisht interesimit të Milan dhe Tottenham Hotspur, një telefonatë me trajnerin e Arsenalit, Unai Emery, e ka bindur spanjollin që t’i bashkohet Arsenalit.

Lotari i Real Madrid do të nënshkruajë për klubin anglez në formë huazimi, pa asnjë mundësi për të blerë, pasi ai nuk dëshiron të largohet përgjithmonë nga ‘Los Blancos’. /ORAinfo/

Komento: