Augsburgu e blen Mërgim Berishën.
Klubi gjerman, Augsburg e ka shfrytëzuar opsionin e blerjes së Mërgim Berishës.
Ai ishte në huazim nga Fenerbahce te Augsburgu edicionin e kaluar dhe tani klubi gjerman ka vendosur ta blejë tërësisht kartonin e tij.
Sipas raportimeve, Augsburg ia ka paguar Fenerbahces diku rreth katër milionë euro.
Transferimi i tij u bë i ditur nga klubi turk, Fenerbahce.