Punë e kryer: Barcelona arrin marrëveshje personale me Lautaron

14:33 | 23 May 2020

Barcelona arrin marrëveshje personale me Lautaron, afër edhe me Interin.

Barcelona thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje me sulmuesin Lautaro Martinez, ndërsa është në pritje të një marrëveshje me Interin.

Ylli argjentinas ka qenë njëri nga lojtarët më të kërkuar të Barcelonës në vitin e fundit dhe si duket tashmë ka tym të bardhë nga kjo marrëveshje.
Sipas mediumit spanjoll Cadena Copa, është arritur një marrëveshje në parim midis lojtarit dhe Barcelonës, dhe se Interi dhe klubi katalunas po punojnë për të rregulluar një marrëveshje përfundimtare mes klubesh.

Barca nuk do të paguajë klauzolën e plotë të lirimit të lojtarit, por përkundrazi do të synojë ta zvogëlojë atë duke ofruar lojtarët në këmbim.

Cope raporton se Interi është interesuar për Ivan Rakitic, Nelson Semedo, Samuel Umtiti dhe Arturo Vidal, por vetëm si huazim.

Mediumit gjithashtu shton se detajet e çdo marrëveshje të mundshme mes palëve nuk ka gjasa të njoftohet para 30 qershorit.

Padyshim që nuk do të jetë e lehtë të biesh dakord një marrëveshje kaq të vlefshme me klubin e Serie A në një verë si kjo, por duket sikur ata të paktën e kanë pranuar që ylli i tyre i ri do të largohet.

Komento: