Punë e kryer, Barcelona po nënshkruan me yllin 120 milionësh

16:25 | 12 Korrik 2019

Antoine Griezmann, pritet të nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën e tij me Barcelonën të hënën.

Barcelona pritet të paguajë klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurosh në kontratën e Griezmann në Atletico Madrid të premten, por nuk do të përfundojë transferimin deri pas fundjavës, përcjell ORAinfo.

Ylli i Francës do të udhëtojë për në Barcelonë nga Ibiza të dielën para se të ketë përfunduar testet mjekësore, ndërsa përpara do të mbajë një konferencë shtypi së bashku me presidentin e klubit Josep Maria Bartomeu në Camp Nou./ORAinfo/

Komento: