Bayern Munich ia rezervon Sanes numrin 10.
Ylli i Manchester Cityt do ta marrë numrin që momentalisht i takon Philippe Coutinhos pasi të transferohet tek gjiganti bavarez
Bayern Munichu ia ka rezervuar Leroy Sanes numrin 10 në fanellë për sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Mirror”.
Ylli i Manchester Cityt pritej t’i bashkohej gjigantit bavarez vitin e kaluar, por një lëndim i rëndë i tij bëri që të dështonte gjithçka.
Por, kampioni aktual gjerman pritet ta transferojë futbollistin ofanziv gjatë verës që vjen.
Aktualisht, numrin 10 tek Bayerni e mban Philippe Coutinho.
Mirëpo, ylli brazilian pritet të largohet nga “Allianz Arena” dhe numrin e tij do ta marrë pikërisht Sane.