
Lothar Matthaus, mendon se Leroy Sane do të bashkohet me Bayern Munchen këtë verë.
Sane ka tërhequr interes nga Bayerni dhe Manchester City po planifikojnë të mbajnë bisedime me përfaqësuesit e tij me shpresën për ta siguruar atë në një kontratë të re, përcjell ORAinfo.

Legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, Matthaus, i thanë Sky në Gjermani: “Një lojtar i cili, në sytë e mi, do t’i kënaqë tifozët e Bajernit vitin e ardhshëm është Leroy Sane, unë jam i sigurtë se do të shkojë në Mynih.
“Nëse presidenti i Bayernit, Uli Hoeness publikisht zbulon se ai bën një përpjekje për lojtarin, do të thotë se ka diçka në këtë drejtim… Do të ishte një transferim fitues i të gjitha palëve”, ka thënë Matthaus./ORAinfo/