Skuadra arabe, Al-Nassr, ka arritur marrëveshje për kushtet e transferimit të Marcelo Brozoviqit nga skuadra e Interit. Transferimi i tij është shumë afër zyrtarizimit.
Kështu ka shkruar eksperti i transferimeve në futbollin ndërkombëtar, Gianluca Di Marzio.
Mesfushori 30-vjeçar ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi. Futbollisti kroat luajti 40 ndeshje në të gjitha garat edicionin e fundit.
Luajti 90 minuta edhe në finale të Ligës së Kampionëve, ku Interi u mposht nga Manchester City.
Al-Nassr është i gatshëm t’i shpenzojë 23 milionë euro për Brozoviqin, i cili pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare, të vlefshme 20 milionë euro në edicion.
Kroati iu bashkua Interit në janar të vitit 2015 nga Dinamo e Zagrebit.
Ka 330 paraqitje për klubin në të gjitha garat, ndërsa ka kontribuuar me 31 gola dhe 43 asistime.