Punë e kryer! Conte po transferon yllin e madh të Barcelonës

22:27 | 16 Gusht 2019

Barcelona është e përgatitur të shesë Arturo Vidal për 20 milion €.

Kiliani tani është 32 vjeç dhe do të shijonte mundësinë e ribashkimit me ish-trajnerin e tij të Juventusit, Antonio Conte, përcjell ORAinfo.

Kontrata e tij me Barcelona shkon deri në qershor 2021, pasi ai bëri vetëm transferimin prej 18 milion eurosh nga Bayern Munich verën e kaluar.

Sipas Sport, Vidal është potencialisht në tregun e transferimeve nëse dikush plotëson çmimin e kërkuar prej 20 milion €.

Paris Saint-Germain janë gjithashtu kandidatë, por Interi do të ishte në radhë të parë për të rikthyer Vidal në Serie A./ORAinfo/

Komento: