De Biasi la gjurmë te Kombëtarja shqiptare, por rrugetimi i tij ka ndryshuar tani.
Gianni De Biasi është padyshim një ndër trajnerët më të dashur për ne, kjo dhe për faktin e thjeshtë, që ishte protgonist në arritjen historike të pjesëmarrjes në Euro 2016.
Trajneri italian, që nga periudha kur u largua nga stoli i kombëtares sonë, kaloi te Alavesh dhe tashmë nuk është në krye të asnjë ekipi.
Siç raportohet së fundmi nga mediat, ish-numri një i stolit tonë, është një kandidat potencial për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares së Indisë. Në garë me 62-vjeçarin janë dhe emra të mëdhenj si Sven Goran Erikson, apo dhe Sem Allardajs, por De Biazi shihet si favorit.