Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt, ka zbuluar se mund të bashkohet me shokun e tij Frenkie de Jong te Barcelona.
De Jong, 75 milionë euro kaloi te Barça për sezonin, 2019-20, u konfirmua më herët gjatë vitit, ndërsa De Ligt thuhet se është pranë kalimit te klubi katalanas, përcjell ORAinfo.
Të dy lojtarët me Ajax e pushtuan botën e futbollit në garën e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Manchester City, Manchester United dhe Liverpool janë gjithashtu të interesuar për mbrojtësin 19-vjeçar, por De Ligt ka sugjeruar se e ardhmja e tij mund të jetë në Camp Nou me De Jong./ORAinfo/