Punë e kryer! De Ligt te gjiganti evropian

18:58 | 25 January 2019

Matthijs de Ligt, ish-bashkëlojtari i Frenkie de Jong, pranon se do të donte të luante për Barcelonën një ditë, por këmbëngul se aktualisht është i fokusuar te Ajax përcjell ORAinfo.

“Tani që Frenkie ka përfunduar transferimin e tij, spekulimet janë hedhur me mua, por e vetmja gjë që më intereson është Ajax”, tha ai. “Kjo është e vetmja gjë për të cilën po punoj.

“Unë vetëm do të bëj gjërat e mia dhe gjithçka do të funksionojë nëse e bëj këtë. Mendoj se dikush do të dëshironte të luante për Barcelonën në një moment në karrierën e tyre”, ka thënë yll i Ajaxit./ORAinfo/

Komento: