Punë e kryer, Depay do të transferohet të gjiganti nga Serie A

17:46 | 09 Gusht 2022

Juventusi po insiston në transferimin e sulmuesit Memphis Depay.

Fabrizio Romano ka shkruar të martën se Juventusi pothuajse ka arritur marrëveshje me holandezin dhe po negocion me Barcelonën për lirimin e tij.

Depay është i gatshëm të largohet nga Barcelona pas vetëm një sezoni në “Camp Nou”, por ekipi spanjoll po kërkon 20 milionë euro për kartonin e tij.

Depay iu bashkua Barçës vitin e shkuar si lojtar i lirë dhe në 36 paraqitje në të gjitha garat, shënoi 13 gola dhe asistoi dy herë.

Komento: