El Shaarawy vendos për të ardhmen e tij te Roma.
Stephan El Shaarawy ka rinovuar me Romën.
Sulmuesi do të vazhdojë bashkëpunimin me italianët, teksa njoftimi është dhënë nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit.
30-vjeçari i ka shprehur përherë dashurinë skuadrës kryeqytetase, sakaq El Shaarawy në përfundim të kontratës ka treguar gatishmërinë e plotë për të qëndruar te Roma.
Edicioni i fundit nuk ishte më i miri për Stephan El Shaarawy, pasi shënoi vetëm 7 gola.