Punë e kryer: Fabregas transferohet atje ku nuk e ka pritur askush

11:49 | 21 Dhjetor 2018

Milan ka nisur gjahun për sjelljen e Cesc Fabregas në ‘San Siro, gjatë afatit të janarit.

Por Milan do të përballet me një betejë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Chelsea, Cesc Fabregas, pasi që lajmet e fundit thonë se edhe Monaco janë të interesuar për shërbimet e tij.

Kuqezinjtë janë gati për të nënshkruar me spanjollin në janar, me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit.

Megjithatë, skuadra nga Premier Liga ka kërkuar më shumë se 10 milionë euro për të, derisa Milan nuk mund të paguajë më shumë se tetë milionë euro.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, Monaco janë të interesuar për lojtarin, përderisa po kërkojnë një lojtarë më përvojë që mos të binë nga Ligue 1 këtë sezon.

Skuadra nga principata po ashtu dëshiron që ti jap Fabregasit pagë 5 milionë euro për sezon, e cila është shumë më e lehtë për Monacon sesa për Milanin. /ORAinfo/

Komento: