Ylli i Lyonit, Nabil Fekir, raportohet se i është ofruar Real Madridit.
25-vjeçari ka qenë i përfolur për një transferim në “Bernabeu” edhe gjatë verës. Për të interesim ka shfaqur edhe Barcelona, dhe kontrata e tij do të përfundojë në vitin 2020, ndërsa Fekir nuk ka pranuar që ta vazhdojë kontratën dhe kjo e ka nervozuar presidentin e klubit francez, Jean Michel Aulas.
Francezi në këtë stinor ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime në 16 ndeshje. Reali është duke e studiuar mundësinë për ta bërë një ofertë për Fekirin, raporton Marca.